Celebrities Gossip Showbiz

“Kishim shumë kimi…”, ja si është shprehur Kiara për Kristin pas daljes nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është shprehur edhe në lidhje me Kristin, nga përshtypjet e krijuara se ajo mund të kishte një pëlqim për të.

O zot çfarë dramash. Ëshë qesharake mënyra se si vijnë reagimet pas një situate të tillë. Shumë banorë mund të kenë pasur momente të tilla dhe janë anashkaluar. Kristi është si vëlla i vogël, e ngacmonim të gjithë sepse kishte ato reagimet e tij të lezetshme, por kaq. Ne kishim shumë kimi…

Kiara ka treguar se si ka reaguar kur ka kuptuar se sa popullaritet dhe ndjeksa ka Luizi jashtë shtëpisë gjithashtu edhe se si është zgjuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj ndryshe nga mëngjeset në shtëpinë e “BBV” me Luizin.