Celebrities Film & Tv Showbiz

“Kjo është frika jote”/ Olta-Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them, ndërsa ti jo!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së “BBV”, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të gjitha këto janë bërë shkak që Olta të vihet në shënjestër herë pas here, duke u komentuar edhe nga banorët. Kundërshtari i saj më i fortë brenda lojës është Luiz Ejlli, i cili gjithmonë është kthyer kundër saj dhe kanë ndezur së bashku debate mjaft të zjarrta. Ditën e sotme, ata kanë zhvilluar një debat me njëri-tjetrin:

Olta: Kjo është diferena e ne të dyve, që ti edhe kur unë kam të drejtë dhe ti e di që kam të drejtë, ti ke frikë të thuash që ajo ka të drejtë. Ti thua të kundërtën. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm që e bën lojtarin të jetë fisnik ose jo.

Luiz: Unë jam super fisnik.

Olta: Ti nuk je. Se ti më thua mashtruese, gënjen. Ti vazhdo lojën tënde, unë se kam problem. Vetëm doja ta vija në dukje këtë gjë.

Gjithsesi, vlen të përmendet se dinamikat në atë shtëpi ndryshojnë, ashtu siç mund të ndryshojnë edhe protagpnistët kryesorë. Gjatë kësaj jave kanë qenë në nominim Olta, Kristi, Tea dhe Eni. Pritet të merret sot vendimi pë të eleminuarin e rradhës në emisionin “Prime”. Hyrjet e reja kanë dominuar situatat e fundit dhe duke parë dinamikat Luizi është shprehur se mund të ketë një “luftë” të mundshme mes Valbona Memës dhe Olta Gixharit.