Celebrities Gossip Showbiz

Kjo është këshilla që ndryshoi rrjedhën e jetës së Khloe Kardashian!

Khloe Kardashian është ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e cila shpeshherë tërheq vëmendjen e fansave dhe bëhet pjesë e mediave të ndryshme me lajmet në të cilat përfshihet. Këtë herë Khloe ka zbuluar këshillën e cila i ka ndryshuar rrjedhën e jetës.

Khloe u pyet se cila ishte ajo eksperiencë që i ka ndodhur në jetë e cila i ka dhënë një mësim asaj. Ajo zbulon çfarë ka mësuar dhe cila është këshilla që i ka dhënë vetes së saj vite më parë. Khloe shprehet së ajo ka ndaluar së paturi pritshmëri nga njerëzit.

Cila do të ishte këshilla që do i jepja vetes në moshë të re? Unë kam shumë këshilla për t’i dhënë vetes në moshë të re, por një gjë ia kam dhënë tashmë. Provo të mos jetosh me pritshmëri nga të tjerët. Fokusohu në të bërit veten e lumtur. Lumturinë e krijojmë vetë ne.

Kjo nuk është hera e parë që Khloe është shprehur për këto gjëra. Duket se ajo e ka gjetur çelësin e lumturisë dhe këshilla që i ka dhënë vetes dikur, i ka ndryshuar botëkuptimin dhe gjithë rrjedhën e jetës!