Celebrities Gossip Showbiz

“Kjo është një shenjë…”, Don Xhoni ka disa fjalë për ndjekësit e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka  publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Ky album përbëhet nga 4 këngë, të cilat mesa duket janë pëlqyer shumë nga publiku dhe sipas statistikave që Don Xhoni ka publikuar, albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë. Së fundmi me anë të postimi në Instastory, duke treguar një gotë shampanjë, reperi ka falenderuar të gjithë dashamirësit e muzikës së tij që kanë besuar te ai. Gjithashtu na ka zbuluar se së shpejti do të publikoj një projekt të ri muzikor, i cili titullohet “Don Xhon Rruga”.

Kjo është një shenjë falenderimi për të gjithë ju që më keni vlerësuar edhe keni besuar tek unë. “EP” i ka thyer të gjitha statistikat në tregun tonë shqiptar, nuk kam çfarë të shtoj më shumë, faktet e këngët flasin!

‘Don Xhon Rruga’ është gati! Shihemi!

Reperi ka disa kohë që i ka dhënë fund lidhjes së tij shumë të përfolur me modelen ruse, Ariana Lirey, e cila më pas tregoi publikisht se u fejua me dikë tjetër. Së fundmi të gjithë janë habitur nga postimi i saj, ku duket e veshur me një fustan nusërie, duke na lënë të kuptojmë se e ka kurorëzuar lidhjen e saj të re në martesë. Por ajo çfarë u vu re dhe trazoi pak rrjetin ishte kënga me të cilin Ariana e ka shoqëruar foton e saj dhe nuk është një këngë e thjeshtë, por “Dilema”, një nga këngët e albumit të ri të Don Xhonit. Të gjithë janë shumë kurioz pse modelja ka zgjedhur ta bëjë këtë veprim.