Celebrities Pardon My French

Kjo është Sara Hoxha, parë nga sytë e motrës së saj, Lorit!

Ditën e sotme të ftuara speciale në “Pardon My French” ishin Sara dhe Lori Hoxha, të cilat dhanë një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio. Ndër të tjera, Lori na tregoi më shumë për motrën e saj, Sarën.

E pyetur se sa pikë i jep Sarës për stilin në veshje, Lori shpjegoi se i jap 7 pikë, pasi ajo ka stil, por ka nevojë për aprovim shpeshherë. Ndërkohë, në punë ajo i jep 10 pikë, pasi ajo punon shumë dhe i pëlqen puna në grup. Por Sara Hoxha ka një rol të veçantë, për të mos thënë atë kryesorin. Si nënë e dy djemve, si e vlerëson Lori atë?!

Si nënë është shumë e mirë. Më pëlqen sepse i do shumë fëmijët, por nuk është e fiksuar.

E teksa zbuloi më tepër për motrën e saj Sarën, Lori gjithashtu na tregoi se si e thërret bashkëshorti i saj Ledion Liço atë.

Caci ose Sarushi. Babi e thërristë në atë mënyrë dhe Ledioni e ka marrë nga ai.

Por a është Sara një bricjap tipik që nuk dëshiron të marrë surpriza?! Përgjigjen na e jep Lori.

Po, është. Megjithatë në i bëmë një surprizë të lezetshme dhe ajo nuk e kuptoi. Ne ishim bashkë në Londër gjatë gjithë kohës, por unë ia dola t’i blija atë që më tha Ledioni, pa e kuptuar Sara… Unë nuk bëj dhurata të këqija. Unë e di çfarë i pëlqen Sarës dhe mundohem t’ia marr.