Celebrities Gossip Showbiz

Kjo foto e Adrolës me Troin ishte gjithçka na duhej për sot!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, për sa i përket djalit të saj Troi, modelja nuk na i kursen postimet me të duke treguar marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin. Pak minuta më parë me në të një Instastory, bukuroshja ndau me ne një foto ku shfaqet teksa mban në prehër vogëlushin e saj dhe kjo pamje ishte gjithcka na duhej të shihnim për sot dhe që na e tregon sa e fortë është lidhja mes prindit dhe fëmijës.

I ftuar para pak ditësh në ‘Më lër të flas’, Capital T foli për herë të parë lidhur me spekulimet për një lidhje të mundshme me modelen.

Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj, sidomos pas postimit të fundit.