Celebrities Showbiz

Kjo foto e aktorit të njohur irritoi Besa Kokëdhimën, por pse?!

Këngëtarja, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Megjithatë, bukuroshja nuk i ka munguar publikut për sa i përket aktivitetit në rrjete sociale, ku kjo e fundit nuk ngurron të tregojë momente edhe nga jeta e saj private apo ku shpesh poston reagimet e saj në lidhje me çështje të ndryshme që e shqetësojnë.

Mbi të gjitha, Besa është shumë e lidhur me kafshët dhe ka një marrëdhënie të veçantë me to. Së fundmi, një foto e aktorit të njohur Adam Driver e postuar nga “British Vogue” e ka irrituar këngëtaren.

Driver ka qenë pjesë e fushatës së Burberry në muajin korrik, për të lançuar parfumin më të ri “Hero”. Gjatë xhirimeve të tij, shumë foto të aktorit bënë xhiron e rrjetit, për vetë faktin se e pamë atë në një mënyrë shumë më ndryshe nga sa ishim mësuar që ta shihnim, gjysmë nudo, me muskujt e tij që binin dukshëm në sy dhe teksa pozonte mbi kalë. Një fotografi të tillë e ka postuar dhe “British Vogue” në Instagram pas intervistës së fundit të bërë me Adam.

Deri tani çdo gjë në rregull, po Besa ku hyn këtu? Duket se këngëtarja është nervozuar nga kjo foto e postuar nga mënyra se si aktori ka tërhequr ‘më shumë seç duhet’ krifën e kalit. Madje Besa nuk e ka lënë pa komentuar këtë rast.

Mjaft e tërhoqe krifën e kalit të lutem.

Megjithatë edhe pse shumë prej nesh nuk mund ta kemi vënë re këtë detaj, Besës nuk i ka shpëtuar. Të shumtë kanë qenë dhe komentues të tjerë që e kanë vënë në dukje, duke e cilësuar si abuzim me kafshët.

Rikujtojmë se, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, Besa ka rrëfyer më shumë mbi marrëdhënien e njerëzve me kafshët, por edhe të sajën në veçanti.

Marrëdhenia me kafshët është divine dhe është një bazë se si raportohet njeriu edhe me qeniet njerëzore. Kafshët sillen si njerëzit, kanë emocione si njerëzit dhe i përjetojnë në mënyra të ngjashme. Është themeli në raport sesi vendoset dhe me qëniet e tjera.