Celebrities Showbiz

Kjo foto e postuar e Kim Kardashian ndihmoi në zbulimin e një misteri të lashtë!

Duke pozuar pranë një artifakti të lashtë egjiptian, me siguri Kim Kardashian nuk e kishte menduar se fotografia e shkrepur në “Met Gala 2018” do të bëhej virale dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e një çështjeje të gjatë ligjore që përfshinte arkivolin e artë, dokumente të falsifikuara dhe një rrjet ndërkombëtar të plaçkitjes dhe trafikimit.

Në podkastin e tij të fundit “Art Bust: Tregime Skandaloze të Botës së Artit”, gazetari britanik Ben Lewis u shpreh se kjo fotografi në dukje e padëmshme, luajti rolin kryesor në kapjen e hajdutëve që kishin vjedhur arkivolin e artë të Nedjemankh, nga shekulli i 1 para Krishtit dhe e kishin shitur atë në Muzeun prestigjioz të Artit Metropolitan për 4 milion dollarë duke përdorur dokumentacion të rremë.

Artifakti ishte gërmuar nga toka gjatë revolucionit Egjiptian të vitit 2011 dhe pas një seri kthesash, kishte shkuar në “Met Gala” në 2018. Po atë muaj ndihmës prokurorit të distriktit Manhattan Matthew Bogdanos iu dërgua me email fotografia virale e Kim nga një informator në Lindjen e Mesme, i cili e kishte marrë atë nga një anëtar i një bande plaçkitësish, i mërzitur që nuk ishte paguar për gërmimin e arkivolit nga terreni gjatë revolucionit egjiptian në 2011.

Për Bogdanos, kreu i njësisë së trafikimit të antikave në Manhattan, fotografia virale e Kim Kardashian ishte çelësi për të zbuluar një çështje të gjatë që ai kishte filluar të hetonte në vitin 2013 duke synuar tregtarët ndërkombëtarë të antikave. Arkivoli i dekoruar me kujdes, i parë nga gati gjysmë milionë vizitorë kur u bë qendra e një ekspozite të madhe në korrik 2018, u kthye në vitin 2019 në Egjipt, ku u shfaq në Muzeun e Madh Egjiptian në Kajro. Plaçkitësi informues kishte parë imazhin e Kim dhe arkivolin sepse ishte bërë virale dhe ai e njohu artifaktin e artë. Bogdanos, pasi shpjegoi se plaçkitësi ende nuk ishte paguar për gërmimin e artifaktit, tha se:

Nuk ka nder midis hajdutëve.

Për gjysmë dekade, Bogdanos kishte kryer një operacion mbikëqyrës elektronik në mbarë botën duke mbledhur tekste, email dhe përmbajtje të tjera të ruajtura me kujdes. Falë kësaj, ai kishte qindra dosje që ndihmonin në nxjerrjen në dritë të misterit. Për fat të keq, Bogdanos, i cili mund të veprojë vetëm në çështjet kur ishin nën juridiksionin e tij në Nju Jork, nuk mund të krahasonte asnjë nga fotografitë me rezolucion të ulët me blerjet e reja për të cilat ai ishte në dijeni.

Njoftimi i informatorit pasi pa fotografinë e Kim nuk ishte i mjaftueshëm vetëm, kështu që Bogdanos kërkoi që informatori të pyeste plaçkitësin nëse ai kishte qasje në ndonjë imazh dixhital të arkivolit. Grabitësi dërgoi fotografi të artifaktit të shkrepur menjëherë pasi ishte gërmuar dhe Bogdanos ishte në gjendje t’i krahasojë këto me fotografi identike në email-et e mbledhura nga operacioni i tij i vëzhgimit.

Bogdanos, i cili më pas hapi një hetim të madh, zbuloi se arkivoli ishte plaçkitur në rajonin Minya në 2011 gjatë revolucionit egjiptian. Kur gërmuan artifaktin, plaçkitësit hodhën mbetjet e mumifikuara të Nedjemankh, i cili ishte një prift në Egjiptin e lashtë, në lumin Nil, por gabimisht lanë një kockë gishti brenda arkivolit e cila ishte ngjitur akoma kur u shfaq në “Met Gala”.

Arkivoli i gjatë gati 6 metra është i veshur me ar, të cilin egjiptianët e lashtë e lidhnin me perënditë. Ishte gdhendur me emrin e Nedjemankh, një prift i rangut të lartë të perëndisë me kokë dashi Heryshef të Herakleopolis. Sipas teksteve të lashta, përdorimi i arit në arkivol do të kishte ndihmuar të vdekurit brenda të rilindnin në jetën tjetër.

Pjesa e jashtme e përpunuar e arkivolit ka skena dhe tekste që kishin për qëllim t’i jepnin Nedjemankh mbrojtje dhe ta udhëzonin atë në udhëtimin e tij nga vdekja në ‘jetën e përjetshme si një shpirt i shpërfytyruar’. Disa veçori unike përfshijnë fletë të holla prej petë argjendi në pjesën e brendshme të kapakut, të destinuara për të shtuar më shumë mbrojtje, këtë herë në fytyrën e Nedjemankh.

Egjiptianët e lashtë i konsideronin metalet e çmuara që përfaqësonin mishin dhe eshtrat e perëndive, ose diellin dhe hënën. Më konkretisht, ata ishin sytë e hyjnisë kozmike Heryshef, të cilit Nedjemankh i shërbente.

Prokurori i qarkut në Manhattan, Cyrus R. Vance Jr. i dha një shenjë të veçantë njësisë së Trafikimit të Antikiteteve të zyrës së tij gjatë kthimit të arkivolit. Në vitin 2019, u zbulua se njësia kishte gjetur “disa mijëra antike të vjedhura, të vlerësuara kolektivisht prej më shumë se 150 milion dollarësh, shumë prej të cilave janë kthyer tek pronarët e tyre të ligjshëm dhe janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.

Artikujt e kthyer përfshijnë tre statuja libaneze prej mermeri, një mozaik romak i gërmuar nga Anijet e Nemit, një relike etruske e vjedhur nga vendi i një nekropoli historik i njohur si ‘Qyteti i të Vdekurve’, një fragment sarkofagu prej mermeri, një skulpturë budiste e vjedhur nga një vend gërmimi arkeologjik, disa statuja indiane të shekullit të 12-të, një koleksion i shekullit të 8-të p.e.s., statuja prej bronzi dhe disa monedha të lashta greke.