Lancio Music

Kënga e fundit e Argjentina Ramosaj arrin një sukses të jashtëzakonshëm!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Argjentina Ramosaj përpara disa javësh publikoi këngën e saj më të re, “Who Am I”. Por, mesa duket ky projekt nuk do te jetë vetëm pjesë e repertorit muzikor të këngëtares. Së fundmi, bukuroshja ka bërë të ditur se kënga e saj do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publiokhet së shpejti.

 

“Who Am I” përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti”.

Një sukses i padiskutueshëm ky për këngëtaren. “River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik. Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose.

Rikujtojmë, se Argjentina u rikthye këtë vit në muzikë pas një mungese 2-vjeçare dhe rikthimi për të nuk mund të ishte më i suksesshëm se kaq.  Shumë suksese për Argjentinën!