Celebrities Music Showbiz

Kjo këngë mund t’i japë Beyonce-s një çmim “Oscar”!

Beyonce është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë dhe ka fituar pothuajse çdo çmim të imagjinueshëm. Megjithatë, ka ende një të tillë me të cilin ajo nuk është nderuar.

39-vjeçarja ka një këngë të shfaqur në filmin e ri të titulluar “King Richard”, i cili pati shfaqjen e parë publike në Festivalin e Filmit “Telluride” në vitin 2021. Me këngën e re, e cila thuhet se titullohet “Be Alive”, Beyonce  mund të ketë të drejtë për një nominim për “Oscar” në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.

Fitimi i këtij çmimi do të shënonte gjithashtu një arritje të madhe në karrierën e yllit të muzikës pop. Vitin e kaluar ajo u la jashtë nominimeve pavarësisht se kishte një këngë origjinale të titulluar “Spirit”, në vitit 2019 të filmit “The Lion King”, në të cilin atë e pamë gjithashtu si aktore.

“King Richard”, me protagonist aktorin e njohur Will Smith, është një vështrim se si yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams, u bënë ato që janë sot, pas stërvitjes nga babai i tyre, Richard Williams. Filmi do të publikohet më 19 Nëntor. Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Beyonce u paraqit në fushatën e saj të fundit me “Tiffany & Co”, ku ajo reklamoi diamantin e famshëm 128.54 karat Tiffany Diamond, duke e bërë atë gruan e pestë në gjithë botën që e ka vendosur gurin e çmuar dhe shënoi herën e parë që ajo u shfaq në një fushatë.

Rikujtojmë se, Beyonce and Jay-Z, përveç se një çift shumë i dashuruar me njëri-tjetrin, ata bëjnë dhe muzikë shumë të mirë së bashku. Këtu përfshihet dhe projekti i tyre “Apeshit” nga albumi i përbashkët i titulluar “Everything Is Love”. Së fundmi Jay-Z ka folur më gjatë rreth temës se çfarë e bën bashkëpunimin e tyre kaq të përsosur dhe pa asnjë problem.