Bota Botë e Çuditshme

Kjo mace mund të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness si macja më e vjetër në botë!

Një mace nga Oregon mund të hyjë së shpejti në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si macja më e vjetër e gjallë në botë. Samm është plot 26 vjeç. Televizioni “FOX 12” foli me pronaren e Samm, e cila jeton në Turner. Ajo tha se ai është 26 vjeç dhe miqtë e saj i sugjeruan asaj të konsultohej me Guinness për të parë nëse kjo moshë është e rëndësishme. dhe mesa duket rezulton që është. Charly Briggs tha:

E pyeta Guinness-in dhe ata thanë: “Macja më e vjetër e gjallë që kemi në rekord tani është 24 vjeç. Dhe unë thashë: “Çfarë? Ai është më i vjetër se 24 vjeç.” Më dukej sikur sapo u çmenda. Më pas po ua tregoja miqve të mi në rrjetet sociale si: “Djema, ai mund ta bëjë këtë. Ai mund të fitojë.” 

Briggs e gjeti Samm-in kur ai ishte endacak në Memphis, Tennesy, në vitin 2002. Ajo tha se veterineri i Samm-it ka konfirmuar se ai është 26 vjeç dhe me shëndet të mirë për moshën e tij. Samm është dy vjet më e vjetër se macja e njohur si më e moshuara në botë dhe me shumë gjasë që titulli tashmë do t’i përkasë atij.

Pronarët e Samm tani po dorëzojnë prova për t’i dhënë atij titullin e maces më të moshuar në botë. Samm gjithashtu po merr shumë ndjekës në rrjete sociale, si në TikTok ashtu dhe në Instagram. Macja më e vjetër ndonjëherë është Creme Puff nga Teksasi, e cila ishte 38 vjeç e 3 ditë.