Celebrities Gossip Showbiz

Kjo quhet dashuri! I thanë se Dj Geek flirtoi me recepsionisten, Dafina tregon besimin e plotë që ka te partneri!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E këtë na e vërtetoi më së miri dhe një video e publikuar nga këngëtari Yll Limani, njëkohësisht mik i dyshes, i cili e provokon bukuroshen duke i thënë se partneri i saj flirtoi me recepsionisten dhe Dafi [a asnjë hije dyshimi i kthehet duke i thënë “Pse po rren?”

Epo, kjo quhet dashuri!

Nga disa postime në rrjete sociale të Dafit ajo është shfaqur bashkë me këngëtaren shumë të dashur për të gjithë, Kidën duke na konfirmuar kështu se kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim që duket se do të ‘ndezi’ verën!