Celebrities Gossip Showbiz

Kjo quhet miqësi! Prisni derisa të shihni mikpritjen që Don Xhoni i bëri Butrintit në Drenicë.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që duket se do ta përdorin edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit.

Mirëpo, përpos muzikës, dyshja takohet edhe për të qëndruar me njëri- tjetrin, siç ka bërë fundmi Don Xhoni, i cili e ka ftuar Butrintin në vendlindjen dhe qytetin ku jeton, në Drenicë. Me një mikpritje shumë ngrohtë, ushqim të mirë tradicional, shtuar me humorin e reperit, me anë të disa video-ve, artistët na e bënë me të vërtetë për zili.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Donit me një artist. Jo vetëm me këngë, por reperi ka zbuluar se në dhjetor do të vijë edhe me ‘specialitetin’ e tij që janë ‘freestyle-t’.

Rikujtojmë se para vetëm pak javësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron mbi 11 milion klikime.

Nga ana tjetër, suksesi më i fundit nga Butrinti ka qenë kënga “Kuku” që u kthye në refrenin e verës si dhe duke u përdorur si mbishkrim në shumë foto nëpër rrjete sociale.