Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Kjo shenjë horoskopi nuk shquhet për aftësitë e tyre në shtrat…

Sipas astrologëve, specifikisht një shenjë e zodiakut është ‘e keqe’ në shtrat. Teksa kemi dëgjuar shpesh se cilat shenja shquhen për pasionin apo sensualitetin e tyre, duket se njëra bënka diferencën… E gjeni dot se cila mund të jetë?

Luani

Për habinë e shumë njerëzve, bëhet fjalë pikërisht për Luanët. Luanët nga natyra janë plot vetëbesim dhe madje pak mendjemëdhenj, por, siç thonë yjet, janë edhe shenja e zodiakut që bën më të keqen në shtrat. Më saktësisht, ata kanë potencial të bëhen shumë të mirë, por për këtë u duhet një partner shumë i durueshëm që nuk do t’i gjykojë.

Pra, mos e fajësoni nëse ndonjëherë nuk është pro për të provuar gjëra të reja, nëse i pëlqen ajo rutina e tij dhe të flejë menjëherë pas seksit. Nuk bëhet fjalë për partnerin, por për ata. Por, sapo të pushojnë dhe të fitojnë sigurinë e nevojshme, Luanët mund të bëhen partnerë shtrati shumë të mirë që nuk do t’i harroni lehtë.