Gossip Showbiz

Kjo verë është plot romancë! Një tjetër çift showbiz-i konfirmon lidhjen e tyre!

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” sigurisht që nuk mund të harrohet, ai është Arbër Çepani. Që prej mbarimit të programit, ai u shkëput paksa nga bota e televizionit dhe iu përqëndrua asaj të biznesit, por shfaqet herë pas here nëpër intervista. Por për jetën e tij private ai ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar, por mesa duket jo më…

Disa minuta më parë ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet krah modeles Arnita Beqiraj, e cila ka fituar “Miss Shqipëria 2010”. Me anë të kësaj fotoje ai i uron ditëlindjen si dhe konfirmon se mes tyre ka një romancë dhe duhet ta pranojmë që duket sumë e këndshme.
Ditëlindjen e saj ajo e festoi në jug të vendit, madje në biznesin e partnerit të saj dhe mendohet se ai i ka organizuar festën surprizë.

Nuk ka ende detaje të tjera nga lidhja e tyre, por i urojmë një jetë sa më të lumtur dhe presim të ndajnë më shumë foto të bukura me ne!