Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Arbenitës me të bijën është sa e ëmbël aq edhe shumë ‘funny’!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Modelja dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina. Teksa Arbenita nuk na i kursen postimet me engjëllin e saj, disa orë më parë ka ndarë me ne një video shumë të ëmbël por edhe shumë ‘funny’ pasi e vogla e saj është bërë pis në fytyrë dhe njëkohësisht ushqen mamanë e saj duke dashur ta bëjë dhe atë si vetja.

Në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.