Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Elitës që sapo postoi Gjiko na tregon qartë adhurimin për partneren e tij!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Së bashku me partneren e tij, Elita Rudi gjithmonë kanë arritur të jenë në vëmendjen e mediave.

Artisti shpesh poston foto dhe video nga jeta e tij e përditshme e nuk na i kursen gjithashtu dhe postimet nga momente familjare. Si ka bërë dhe pak më parë ku teksa ka ndarë një video të Elitës ai thotë fjalët më të bukura për veshjen e partneres së tij teksa dhe e përkëdhel me fjalë.

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Reperi na ka zbuluar se aktualisht ndodhet në dietë dhe ushqehet në porcione shumë të vogla si ato të fëmijëve. E duket se përpjekjet e tij duke u ushqyer shëndetshëm ia kanë arritur qëllimit, pasi na zbuloi se ka humbur disa kilogramë në një kohë kaq të shkurtër.