Celebrities Gossip Showbiz

Kjo ‘video’ e Kidës me fansen e saj do t’ju bëjë ‘sytë zemra’!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Kida, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Së fundmi në një nga koncertet e tij, artistes i ka ndodhur një situatë shumë e këndshme me një nga fanset e saj.

Teksa, ka qenë duke kënduar në skenë një vajzë i ka zgjatur dorën Kidës duke formuar një gjysmë zemër dhe në mes të koncertit, bukuroshja i zgjat dorën duke i plotësuar gjysmën tjetër dhe kjo video me të vërtetë na i bëri ‘sytë zemra’.

AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 19 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.