Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Poem ishte gjithçka na duhej të shihnim për sot!

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Së fundmi në fakt ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit ajo që ka shpërndarë një video ku duket Poem teksa hedh disa hapa që ashtu me vështirësi, por sërish ja del dhe me të vërtetë na i bëri sytë zemra. Krahas video-s, Xheraldina ka shkruar në formë përkëdhelie për mbesën e saj:

Poi, ecën vetë

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, bukuroshja ka bashkëpunuar për një linjë kozmetike me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karajn.