Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video nga koncerti i Kidës na tregon se sa shumë e duan fanset artisten!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Disa prej tyre madje janë aq të ‘çmendur’ sa e ndjekin bukuroshen në çdo koncert e në një video të postuar pak më parë nga vetë Kida duken fanset e saj të vendosura në rresht të parë e duke brohoritur emrin e saj, një moment ky shumë emocionues për këngëtaren.

Ju dua!

Ka kaluar vetëm 1 muaj nga projekti më i fundit muzikor i Kidës. “Leje” deri më tani numëron mbi 3 milion klikime në platformën Youtube. E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur pasi ka paralajmëruar se do të vijë me të tjera surpriza e këtë na e ka zbuluar me anë të një postimi në Instastory.