Celebrities Gossip Lifestyle Sport

Klasifikimi: 15 gratë e futbollistëve më me ndikim në botë!

Portali “SlotsUp” mori në shqyrtim rolin e partnereve të futbollistëve, duke dashur të bëjë një klasifikim të grave më me ndikim dhe të suksesshme. Tashmë ekziston një renditje e tillë botërore: tri të parat janë të famshme në botë, edhe larg burrave të tyre: Shakira, Victoria Beckham dhe Perri Edwards.

Pilar Rubio, gruaja e Sergio Ramos, është e vetmja spanjolle dhe renditet e teta, ndërsa mungesa e Georgina Rodríguez është befasuese. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka mbetur jashtë “top 15”.

“SlotsUp” e ka përpiluar listën bazuar në disa kritere si fati personal, popullariteti në rrjetet sociale, numri i librave që ato kanë botuar, paratë që gjenerojnë për çdo postim të sponsorizuar në Instagram apo numri i shfaqjeve që grumbullojnë në “Spotify”.

Këngëtarja kolumbiane Shakira, gruaja e Gerard Piqué, ka fituar vendin e parë në këtë renditje, me më shumë se 122.000 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe 34 milionë shikime në “Spotify”. Ajo është WAG-sja që ka fituar më shumë, 215 milionë euro.

Victoria Beckham është në vendin e dytë falë më shumë se 277 milionë eurove xhiro, dy librave të saj dhe mbi 40 milionë ndjekësve në rrjetet sociale. Ashtu si Shakira, Victoria bëri emër për veten para se të bëhej gruaja e David Beckham. Këngëtarja dhe tani stiliste, me mbi 40 milionë ndjekës në rrjetet sociale, u bë e famshme në vitet ’90 me “Spice Girls”.

E treta në listë është një tjetër këngëtare e njohur britanike, Perri Edwards. Partnerja e futbollistit Alex-Oxlade Chamberlain është pjesë e grupit “Little Mix”, i cili ka shitur mbi 60 milionë albume. Është e çuditshme që Georgina Rodríguez nuk shfaqet në këtë renditje.

Edhe pse ajo nuk ishte e njohur ose kishte një llogari të madhe bankare para se të takonte futbollistin Cristiano Ronaldo më 2016, tani është një nga WAG-sat më të kërkuara. Ajo ka provuar të bëjë prezantuesen e ngjarjeve prestigjioze, gjithashtu do të ketë “reality show”-n e saj në Netflix, në stilin më të pastër alla Kardashian.

Georgina, e cila punon për markat më luksoze, ka 27 milionë ndjekës në Instagram dhe shpesh është në kopertinën e shumë revistave.