Lancio Music

Klasifikimi i 5 këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar nuk ndryshon për këtë javë!

“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë javë, klasifikimi i 5 këngëve më të mira nuk ndryshon nga java e shkuar. Megjithatë, për ata që e humbën, mund të zbuloni këtë renditje nga vendi i pestë deri në këngën që mban trofeun. Ndërkohë, mos harroni të na ndiqni në “Lancio” nga e hëna në të premte nga ora 20:00 deri në orën 22:00.

5. MAKE ME FEEL GOOD – BELTERS ONLY FT JAZZY

4. WHERE ARE YOU NOW – LOST FREQUENCIES/CALUM SCOTT

3. PERU – FIREBOY DML & ED SHEERAN

2. BABY – AITCH/ASHANTI

1.STARLIGHT – DAVE