Lancio Music

Klasifikimi i kësaj jave në ‘Top Awards’ është shumë interesant!

The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. E teksa në “Lancio” ju e dini tashmë që mund të ndiqni muzikën më të mirë, por edhe klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë, të enjtet në “Lancio” i përkasin The Top List.

Këtë javë, mund të shohim prurje të reja në këtë listë, edhe pse disa këngë ende janë pjesë e Top 5, pavarësisht se mund të kenë ndryshuar renditjen. Për të konkretizuar gjithçka, ndiqni më poshtë renditjen e pesë këngëve kryesuese në The Top List, nga vendi i pestë, deri në atë që mban kurorën për këtë javë. Ndërkohë, mos harroni të votoni këngët dhe artistët tuaj të preferuar në The Top List.

5. Semi Jaupaj- Mos u Kthe

4.”Spektatore” – Alban Skënderaj

3.Ledri Vula- Lockdown

2.“Dy Zemra”- Capital T

1.Donald Veshaj- Nuk je