Lancio Music

Klasifikimi në Mbretërinë e Bashkuar pëson ndryshime, por vendi i parë mbetet njësoj edhe për këtë javë!

“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Klasifikimi i kësaj jave vjen me disa ndryshime, por vendi i parë mbetet i njejti. Për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme të 5 këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar!

5. “Go” – Cat Burns

4.  “Baby” – Aitch & Ashanti

3. “Starlight” – Dave

2. “First Class” – Jack Harlow

1.”As It Was” – Harry Styles