Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda postojnë foto së bashku duke lënë një enigmë për ndjekësit!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Së fundmi Elgiti dhe Klea kanë postuar një foto të tyre në Instagram, ku duken shumë të dashuruar dhe në momentin e shkrepjes së fotos Elgiti i ka thënë diçka në veshë Kleas dhe këtë të dy e kanë lënë enigmë duke i lënë vet ndjekësve ta gjejnë.

Gjejeni se çfarë më tha në atë moment

Ps: thuj Masha’Allah

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije një prej bashkëpunëtoreve të tij, e cila e pyetur në një ‘Ask’ për projektet e ardhshme të producentit, dha përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim dhe këtë e ripostoi vetë ai.