Celebrities Gossip Music Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda së shpejti me baladën e tyre të parë!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Ka disa kohë që Klea nuk ka sjell asnjë projekt muzikor, pasi është përkushtuar më shumë në projekte të tjera të saj. Së fundmi bukuroshja dhe partneri i saj, Elgiti me anë të disa postimeve në Instastory kanë ngritur dyshimet se së shpejti mund të publikojnë një bashkëpunim muzikor, i cili do të ishte dhe i pasi mes tyre. Mesa duket kjo është e vërtetë dhe këtë e ka pranuar vetë Klea me një “Ask” të publikuar vetëm pak më parë, ku ka pranuar se të dy do të publikojnë këngën e tyre të re.

Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.