Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta na tregon pendesën më të madhe në jetën e saj!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Në një ‘Ask’ me ndjekësit e saj në Instagram, bukuroshja iu është përgjigjur disa pyetjeve për të cilat ata janë kuriozë. Një prej ndjekësve e ka pyetur Klean se cili është pendimi i saj më i madh në jetë dhe duke u treguar shumë e sinqertë, ajo u shpreh kështu:

Që nuk kam studiuar jashtë vendit asnjëherë. Kush ka mundësi të shkojë

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Në festën e ditëlindjes së djalit të tyre, i cili festoi dy vjetorin para disa ditësh, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, producenti vendosi ta propozojë për herë të parë për martesë partneren e tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.