Celebrities Magazine Showbiz

Klea Huta zbulon për herë të parë portretin e vogëlushit të saj dhe na ngrohu zemrën…

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Shpesh ata nuk kanë kursyer as fjalët romantike ndaj njëri-tjetrit dhe projekteve të tyre. Pikërisht sot, vogëlushi feston 1-vjetorin e tij të lindjes dhe Klea ka bërë një dedikim të ndjerë për të, duke zbuluar kështu dhe portretin e tij. Ajo shkruan:

Krid i mamit, jeta ime e shtrenjtë, qënie e qënies sime. Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe. Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua. Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1-vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja aty e ënderroja si do ishe, si do i kishe sytë, hundën, doçkat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty. Faleminderit që na zgjodhe ne për prindërit e tu o ëngjelli jonë. Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur. Të dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymën time e jap për ty por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë. Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin na ke përjetë me sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezet, xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit. Gëzuar ditëlindjen e parë KRID mreti!

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Klea bën të tilla dedikime për vogëlushin Krid. Më parë ajo ka ndarë një foto të të voglit të saj duke luajtuar me lodrat e tij.

Po, unë të dhashë jetë, por në të vërtetë ti ma dhe timen.

Gjithashtu dhe pak ditë më parë, me rastin e festës së 1 Qershorit, Klea dhe Elgiti i hapën një llogari në “Instagram”, që sigurisht është nën menaxhimin e tyre.