Celebrities Gossip Sex

Kledi Kadiu ka disa fjalë për të thënë për Elvana Gjatën dhe performancën e saj në “Dancing with the Stars”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Natën e të premtes që shkoi e ftuara speciale ishte Elvana, e cila performoi disa herë gjatë spektaklit, ku arriti të ‘elektrizonte’ të gjithë skenën, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurentëve, të cilët do të kërcenin disa nga hitet e saj ndër vite. Elvana dihet se shkëlqeu si në performancat e saj, por edhe si pjesë e jurisë, ku tregoi shumë frymën e saj artistike dhe energjinë pozitive që e karakterizon gjithmonë.

Kryetari i jurisë, Kledi Kadiu dihet që nuk mund të mos jepte vlerësimin e tij për këngëtaren nëpërmjet rrjeteve sociale dhe së fundmi ka postuar një foto me të në Instastory, ku është shprehur me disa fjalë për Elvanën dhe performancën e saj.

Ishte një kënaqësi që u njoha me një artiste si ty Elvana , që në ritmet e këngëve të tua kaluam një mbrëmje fantastike në të cilën ti shkëlqeve edhe si balerinë. Bravo!

 

Duket se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren, e cila pas përfundimit të spektaklit ka postuar një foto të saj për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej. E shtrirë përtokë me fustanin e saj të kuq Elvana shkruan: