Celebrities Gossip Showbiz

Kledi rrëfehet për lidhjen Beatrix-Donald: “Është një lojë, vetëm që mos zgjasë shumë loja, sepse ka dhe njerëz që mund të preken!”

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, të cilën të gjithë e cilësuan si flirtim. Gjatë ditës së djeshme ata dukeshin më afër se kurrë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin e duke u prekur. Madje që në fillim të ardhjes së Trixa-s është parë qartë afrimiteti mes tyre.

Lidhur me marrëdhënien mes tyre ka reaguar dhe Kledi, i cili jo vetëm ka qenë mik shumë i mirë me Donaldin brenda shtëpisë, por ka treguar hapur edhe pëlqimin e tij pë Trixa-n. Në një intervistë të bërë së fundmi, ai ka treguar se e sheh marrëdhënien mes tyre vetëm si lojë dhe madje i jep dhe një ‘këshillë’.

Kjo që po bën Trixa me Donaldin është një lojë. Vetëm që mos zgjasë shumë loja. Sepse ka dhe njerëz që mund të preken. Trixa ka familjen e vetë, dhe Donaldi dhe mund të lëndohen.

Nuk dihet nëse ky reagim i ish- banorit vjen si shkak i pëlqimit të tij për Trixa-n apo ai me të vërtetë duke i njohur të dy e sheh afrimitetin mes tyre thjesht si një lojë.

Gjatë një loje të bërë mes tyre mbrëmjen e djeshme me pyetje përgjigje, ku ai që nuk pranon të përgjigjet do të pinte tekila, nuk munguan disa fjalë që na bënë të dyshojmë edhe më shumë mbi një romancë mes tyre.

Donaldi i ka bërë Beatrix një pyetje, ku në fakt kjo e fundit e vënë në siklet ka refuzuar që të përgjigjet duke kthyer gotën e tekilës. Mos ndoshta Trixa ka nënkuptuar ndoshta emrin e Donaldit dhe për këtë arsye ka hezituar?

Kë do të doje të puthje?

Më pas ka qenë rradha e Donaldit për t’u vënë në siklet. I pyetur nga Trixa se nga cili person tërhiqet më shumë seksualisht, Donaldi i ka dhënë dorën asaj, duke nënkuptuar kështu emrin e Beatrix.