Aktualitet

Koalicioni “Shqipëria fiton”, Basha firmos marrëveshjet me aleatët!

Nën siglën e koalicionit “Shqipëria fiton”, kryedemokrati Basha firmosi marrëveshje  me aleatët , Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule si dhe Artur Roshi i Ballit Kombëtar nga opozita parlamentare.

Po ashtu, Basha ka ftuar Frymën e Re Demokratike parti e themeluar nga ish- presidenti Bamir Topi e që sot drejtohet nga Sali Shehu si kryetar.

FRD-ja vijon negociatat me krydemokratin e në orën 19:00 pritet vendimi zyrtar. Ndërkohë LSI-ja do të garojë e vetme në lista me përjashtim të Kukësit e Dibrës ku do t’i ketë të përbashkëta me demokratët për të rritur numrin e votave. Gjithashtu, Basha e Monika Kryemadhi kanë diskutuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ dhe ky i PD-së me aleatët do të jetë i vetmi koalicion.