Celebrities Gossip Showbiz

“Koha do vërtetojë gjithçka…”/ Vjen edhe reagimi nga Alvisa pas ndarjes nga Bashkimi!

Alivsa dhe Bashkimi ishin dyshja e parë të cilët dolën si çift nga emisioni “Për’Puthen” . Në çdo dalje të tyren publike ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit dhe dukej se çdo gjë do të zgjaste shumë. Pasi dolën së bashku nga programi ikonik që padyshim për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa. U duk se gjithçka mes tyre po shkonte mirë, për arsye se ata kishin bërë edhe plane për të ardhmen.

Por para pak ditësh pas deklaratës së Bashkimit ku nëpërmjet një InstaStory në rrjetin e tij social Instagram, ai bëri të ditur lajmin e papritur dhe shumë shokues për fansat të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë, i cili ishte për ndarjen nga Alvisa. 

Ditën e sotme ka qenë Alvisa ajo që ka vendosur të reagonte në lidhje me këtë. Ajo bëri dy postime në rrjetin e saj social Instagram. Në të parin kishte shkruar se:

Ku kanë arritur…

Por që më pas e ka fshirë këtë postim dhe ka vendosur që të bëjë një deklaratë krejtësisht të papritur në lidhje me ndarjen e saj nga Bashkimi. Në postim ajo ishte shprehur se:

Për klikime, për audiencë, për vëmendje apo për të prishur imazhin tim. Disa njerëz të shpifur që nuk kanë shpirt, siç e keni parë të gjithë jam rikthyer në emision për këtë djalë dhe kam luftuar pafund për të. Nëse ato mashtrime do ishin të vërteta, nuk kisha arsye pse të kthehesha (audiencë kisha, famë po ashtu kështu që 0 mundësi). Jam rikthyer vetëm për atë dhe kam dashur që ajo njohje të finalizohej, por jo gjithçka që duam bëhet. Pavarësisht çdo gjëje e vlerësoj shumë. S’kam për ta hedhur kurrë poshtë, ashtu siç tha dhe ai. Koha do vërtetojë gjithçka. Zoti është lart. Situata e krijuar, nga kush, pse, hakmarrje? Do flasim me kohë….