Celebrities Gossip Showbiz

“Koha ime ka ardhur!” Çfarë simbolizon data e publikimit të albumit të Rinës?

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Së fundmi bukuroshja na ka surprizuar me lajmin se do të sjellë një album të plotë. Ajo gjithashtu na ka treguar dhe titullin e albumit dhe të këngëve që ai do të mbarttë. Teksa krahas tyre, Rina na ka zbuluar datën e publikimit që për të ka një simbolikë shumë të veçantë. Albumi me 9 këngë do të lançohet me 9 nëntor. Të gjitha këto 9-ta përkojnë me vitin e saj të lindjes që është 1999.

B A L E R I N A 9.9tor. Tash koha jeme ka ardhë!

1. BAD ROSITA
2. CALIFORNIA
3. ADDICTION
4. AVER
5. MIA
6. CHACHA (ft. @isyourboysinboy )
7. SATIVA
8. 1 JOINT
9. FIGHTER

1 9 9 9.

Në klipin e saj më të fundit, “Aver”, këngëtarja na shfaqet me një ‘look’ të ri që për hir të së vërtetës na befason shpesh me ndryshimet në pamjen e saj. Por, përpos kësaj, bukuroshja na ka surprizuar edhe me diçka tjetër dhe bëhet fjalë pikërisht për modelin protagonist që është Andi Artani, i njohur nga publiku si ish- konkurrent i “Për’Puthen”. Më herët Andi është shfaqur edhe në klipin e këngës së Diona Fonës, ku u përfol asokohe edhe për një lidhje me këngëtaren.

Me një stil tepër të veçantë, një zgjedhje e duhur e modelit në klip, Rina sa vjen dhe na befason me projektet e reja muzikore që sjell.