Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Droga nga Shqipëria drejt Italisë; zbulohet banda, sekuestrohet kompania!

Kryenin trafik ndërkombëtar drogë, policia italiane, shpërbën dy organizata italo-shqiptare. Grupi merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës e kanabisit në zonën e Lombardisë në veri të Italisë. 37 persona u prangosën në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Romë dhe Varese.

Oficerët e policisë në Milano thanë se në kuadër të operacionit të koduar “Miracolo2”, “Mrekullia 2”, janë arrestuar edhe dy persona në Shqipëri. Gjatë aksionit u sekuestruan dy banesa në Milano, një kompani, si edhe një sërë mjetesh motorike.