Botë e Çuditshme Lifestyle

“Kokë më kokë” me gjarprin, pas kafshimit të zvarranikut 2-vjeçarja hakmerret ndaj tij!

Një vajzë 2-vjeçare ka kafshuar një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pasi ky i fundit e kishte kafshuar në buzë vogëlushen. 2-vjeçarja, e identifikuar vetëm me inicialet S.E, po luante në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj në fshatin Kantar, në Bingol, Turqi. Britmat e saj u dëgjuan nga fqinjët më 10 gusht, të cilët menjëherë nxituan për të zbuluar se çfarë po ndodhte.

Ata zbuluan se vogëlushja mbante një gjarpër 20 inç (50 cm) të shtrënguar në gojë dhe kishte një shenjë kafshimi në buzën e poshtme. Pas vrasjes së gjarprit, fqinjët i kanë dhënë ndihëmën e parë vogëlushes. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve dhe u mbajt nën vëzhgim për 24 orë. Mësohet se e mitura është mirë dhe po shërohet. Babai i saj i lehtësuar, i cili ndodhej në punë në momentin kur ndodhi ngjarja tha:

Allahu e ka mbrojtur. Fqinjët thanë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe më pas e kafshoi. Pastaj ajo ka kafshuar gjarprin si reagim.

Rikujtojmë se një grup biologësh nga Florida ka kapur atë që është deri tani gjarpri më i madh në shtetin juglindor të SHBA-së. Ai peshonte më shumë se 97 kilogramë dhe ishte 5,4 metra i gjatë. Kjo do të thotë, një zvarranik që peshon sa një frigorifer. Gjarpri u kap dhjetorin e kaluar, u ther dhe u vendos në akull deri në prill.