Art & Kulturë

Kolonat zanore të filmave, u luajtën nga orkestra e TKOB

Kolonat zanore të filmave të njohur amerikanë vijnë u luajtën për publikun mbrëmjen e 10 janarit në koncertin e orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Koncerti premierë titulluar “Not’te da Oscar” është i pari për këtë vit në skenë. Me kolonat zanore të sagës “Harry Potter”, “Schindler’s List”, “Superman”, “Pirates of the Caribbean, dirigjuar nga Giovanni Pompeo dhe ndjekur nga solisti në violinë, Ettore Pellegrino.

“Muzika e filmit, veçanërisht me John Williams, vitet e fundit po merr rolin që i takon. John Williams në vitet e fundit ka dirigjuar koncerte me muzikën e tij në Filarmoninë e Berlinit. Në filarmonikën e Vjenës dhe në dhjetor në Filarmoninë e La Scalas. Ne në Tiranë këtë natë , së bashku me orkestrën tuaj të mrekullueshme të Teatrit shpresojmë ti japim dinjitet, fisnikëri dhe bukuri kësaj muzike të madhe”- shprehet dirigjenti Giovanni Pompeo.

Pikërisht dhe ky koncertin simfonik ju kushtua krijimtarisë së ikonës së kulturës muzikore amerikane, John Williams.

“Është një program që bën bashkë klasikët e mëdhenj. Superman, Indiana Johns sëbashku me filma më të rinj, Harry Potter përshembull.”- shton dirigjenti.

John Williams është konsideruar prej kohësh një klasik në atdheun e tij. Si kompozitor ai ka një koleksion të çmimeve më prestigjioze, duke përfshirë “BAFTA”, “Grammy” dhe “Golden Globe”, por Williams është dhe fitues i çmimit “Oscar”.