Sot Nuk Është e Hënë

Koloreto Cukali: “Nëse do të kisha mundësi, unë do të kisha dashur të isha për një vit Dervish…”

“Dyzet rregullat e dashurisë”, libri i autores Elif Shafak, trajtohet ditën e sotme nga gazetari, skenaristi dhe aktivisti Koloreto Cukali. Sipas tij, ky libër veç ndjenjës së dashurisë, flet edhe për spiritualizmin.

Koloreto lexoi një pjesë shumë të veçantë, një nga rregullat e sjella në këtë libër, si dhe i bëri analizën sipas përjetimeve të tij.

E ardhmja është iluzion. Bota nuk lëviz në kohë sipas një vije të drejtë, duke ecur nga e shkuara drejt së ardhmes. Koha lëviz brenda nesh sipas spiraleve të pafundme. Përjetësi nuk do të thotë pafundësi në kohë, por thjesht mungesë kohe. Nëse do të përjetosh ndriçimin e përjetshëm, hiq nga mendja të shkuarën dhe të ardhmen dhe qëndro në çastin e së tashmes.

Koloreto tregon se gjithashtu ky libër trajton Dervishët si një nga fenomenet më interesante të fesë. Gazetari rrëfen se nëse do të kishte mundësi, do të kishte dashur të ishte Dervish për pak.

Madje nëse do të kisha mundësi, nëse detyrimet e përditshme do të më lejonin, do të kisha dashur të isha për ja një vit Dervish.

Kujtojmë, se këtë libër kaq të dashur, nga shkrimtarja më e lexuar me origjinë turke, dhe çdo libër tjetër të Elif Shafak, mund ta gjeni gjatë këtij muaji, me 20% ulje në Bukinist duke përdorur kodin Top Albania Radio.