Koloreto Cukali, post-COVID, vazhdon ende programin nga shtëpia…
Sot Nuk Është e Hënë • 14:48 19/02/2021
Para një jave, gazetari Koloreto Cukali lajmëroi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Kështu që, ai vendosi të karantinohej për të mbrojtur njerëzit e afërm, por kjo gjë nuk e ndaloi të vazhdonte programin e tij ‘Sot nuk është e hënë’. E ndërsa ditët kanë kaluar e hëna mbërriti sërish dhe Koloreto është në ditët e fundit të shërimit. Programi nisi si gjithmonë, zëri i tij kishte ndryshuar paksa, tashmë nuk kishte shumë temperaturë dhe mjekimet ishin drejt fundit. Koloreto është mësuar që të ndajë me dëgjuesit, informacione tepër të vlefshme, këtë herë, ai vendosi në qendër të bisës hundën ose rëndësinë e nuhatjes. Sipas një studimi që ishte bërë studentët ishin të gatshëm të humbisnin nuhatjen në vend të Facebook-ut. Pra atyre ju ishte kërkuar të tregonin shqisën, të cilën nuk kishin nevojë dhe përgjigjja ishte ishte për hundën. Kohë më përpara ka ekzistuar një mit që tregon se njerëzimi mund t’ja dalë edhe pa hundën. Por si me qëllim, u shfaq pandemia COVID-19 dhe nuhatja ishte elementi kryesor i identifikimit të koronavirusit. Kështu që hunda gjeti vlerat e saj gjatë kohës së pandemisë. Ndërkaq, Koloreto nuk lë pas edhe episodin e librit, këtë të hënë kishte zgjedhur romanin “Qytetet e padukshme” të Italo Calvinos, të përkthyer nga Viola Adhami. Në qendër të vëmendjes vihet qyteti i Venecias, që të ngjall iluzione dhe imagjinatë drithëruese.
Nga traditat, studimet dhe raportet e javës tek gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Të mbajmë frymën dhe të marrim ajër në Estoni…”/Të gjashtët në Europë për ndotjen e ajrit!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lum si beqarët apo lum si të martuarit?”/Studimi i fundit zbulon kush është më i lumtur…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Fjalët “e çmuara” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe! – SNËH 26/03/2024
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Francezët dhe tradita e tyre, gara e kamarierëve! Gjithçka që duhet të dini…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lekët ku i mbajnë?!”/Trendi i çantave shumë të vogla të vajzave, në kuadër të modës!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
10 gjërat që nuk duhen bërë kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:07 27/03/2024