Showbiz Sot Nuk Është e Hënë

Koloreto Cukali, post-COVID, vazhdon ende programin nga shtëpia

Para një jave, gazetari Koloreto Cukali lajmëroi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Kështu që, ai vendosi të karantinohej për të mbrojtur njerëzit e afërm, por kjo gjë nuk e ndaloi të vazhdonte programin  e tij ‘Sot nuk është e hënë’.

E ndërsa ditët kanë kaluar e hëna mbërriti sërish dhe Koloreto është në ditët e fundit të shërimit. Programi nisi si gjithmonë, zëri i tij kishte ndryshuar paksa, tashmë nuk kishte shumë temperaturë dhe mjekimet ishin drejt fundit.

Koloreto është mësuar që të ndajë me dëgjuesit, informacione tepër të vlefshme, këtë herë, ai vendosi në qendër të bisedës hundën ose rëndësinë e nuhatjes.

Sipas një studimi që ishte bërë studentët ishin të gatshëm të humbisnin nuhatjen në vend të Facebook-ut. Pra atyre ju ishte kërkuar të tregonin shqisën, të cilën nuk kishin nevojë dhe përgjigjja ishte ishte për hundën. Kohë më përpara ka ekzistuar një mit që tregon se njerëzimi mund t’ja dalë mbanë edhe pa hundën.

Por si me qëllim, u shfaq pandemia COVID-19 dhe nuhatja ishte elementi kryesor i identifikimit të koronavirusit. Kështu që hunda gjeti vlerat e saj gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkaq, Koloreto nuk lë pas edhe episodin e librit, këtë të hënë kishte zgjedhur romanin “Qytetet e padukshme” të Italo Calvinos, të përkthyer nga Viola Adhami. Në qendër të vëmendjes vihet qyteti i Venecias, që të ngjall iluzione dhe imagjinatë drithëruese.