Aktualitet

Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë e festuan 28 Nëntorin me një ndeshje vëllazërore të veteranëve në qytetin e Durrësit.

Edhe futbolli iu bashkua festës së 109-vjetorit të Pavarësisë me vëllazëroren e veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kombëtarja e Shqipërisë u paraqit me këtë përbërje: Ilir Bozhiqi, Hysen Zmijani, Alpin Gallo, Armend Dallku, Ardian Mema, Ilir Lame, Ilir Alliu, Agustin Kola, Fatbardh Jera, Migen Memelli dhe Roland Iliadhi, derisa gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Luan Pinari, Fjodor Xhafa, Blendi Nallbani, Suad Lici, Bajram Fraholli, , Gilman Lika, Endri Vrapi dhe Elvis Sina.

Ndërsa Kombëtarja e Kosovës u paraqit me këtë përbërje: Naser Prapashtica, Isa Sadriu, Arsim Abazi, Hysni Gjinovci, Sylejman Selimi, Sheremet Isufi, Muhamet Dragusha, Lulëzim Berisha, Synaj Keqi, Muharrem Sahiti dhe Bakir Burri, derisa gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Luan Tabaku, Sami Gashi, Xhavit Mehmeti, Naim Kodraliu, Ilir Izmaku, Fatmir Namani, Sherif Topalli, Jeton Osmani, Tomë Lleshi, Enes Mustafa, Adil Vokrri dhe Bekim Nura.

90 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1, ku golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi trajneri i Skënderbeut sot, Migen Memelli, ndërsa, Izmaku barazoi në pjesën e dytë për përfaqësuesen e Kosovës. Nga pika e bardhë, dardanët ishin më të saktë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin final 11-10.

Të pranishëm ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe homologu i tij i Kosovës, Agim Ademi, të cilët dhanë mesazhet e tyre në këtë ditë të shënuar.

Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë ishte e treta për këtë vit dhe sipas dy federatave, pritet që vitin tjetër, organizimet mes dy vendeve të jenë dhe më të shpeshta.