Food & Drink Health & Beauty

Kombinimi perfekt, arrat dhe peshku ju zgjasin jetën!

Të gjithë ne dëshirojmë të jetojmë më gjatë? Dëshira është e madhe por jo të gjithë kemi vullnetin e duhur për t’ia dalë me plot bindje. Por tashmë nutricientët kanë dalë në një përfundim të qartë.

Hani më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes.

Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.

Këto të dhëna zbulohen nga një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston.

Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.