Celebrities Gossip Showbiz

Komediani i njohur Bill Maher i drejtohet Jada Pinkett Smith: “1 javë që flitet për shpullën, vendos një paruke…”

Së fundmi, komediani i njohur Bill Maher ka mbajtur një monolog për situatën e shumëpërfolur që ndodhi në ‘Oscar’ 2022, më 27 mars, kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock pas një batute që ai bëri për Jada Smith. Gjatë një episodi të ‘Real Time’, show që ai mban në HBO, Bill Maher vendosi të ndalojë tek kjo ngjarje duke e quajtur ‘feminitet toksik’ gjithçka ndodhi atje.

Sipas komedianit, as Jade as bashkëshorti i saj nuk duhet të ishin ndjerë të ofenduar nga batuta e Chris.

Nuk arrij ta kuptoj sesi një krahasim me Demi Moore u kthye në ofendimin më të madh të jetës. Gjithë Amerika dhe bota ka 1 javë të tërë që flet për këtë shpullë, ndaj ajo shprehja “mos e përmend emrin e gruas sime”, nuk është se funksionoi dhe aq mirë. Mendoj se nëse je aq me fat saqë problemi i vetëm shëndetësor që ke është ky i Jadas duhet t’i thuash faleminderit Zotit. Nuk është një problem që të kërcënon jetën dhe a e dini që rënia e flokëve është një problem që e ka 80% e burrave dhe 50% e grave prej plakjes? I ndodh të gjithëve. Thjesht vendos një paruke si gjithë të tjerët në Oscar nëse të bën të ndihesh keq. Të gjithë ne, me plakjen bëhemi më keq sesa ishim më parë dhe përpiqemi që ta kalojmë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas Maher, veprimi i Will Smith ishte i ekzagjeruar dhe kjo është e dukshme. Sigurisht ky monolog u bë shpejt viral dhe nuk janë pak ata që bien dakord me të. Smith ndërkaq është tërhequr nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pas shuplakës që i dha Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”. Smith njoftoi dorëheqjen e tij në një deklaratë të bërë ditën e premte për “Fox News”, ku tha se e ka tradhtuar besimin e Akademisë.