Celebrities Showbiz

Komediani i njohur Chris Rock rezulton pozitiv me COVID-19 edhe pasi ishte i vaksinuar!

Së fundmi, komediani i njohur amerikan Chris Rock ka zbuluar se është infektuar me COVID-19 në një mesazh që u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vaksinohen. 56-vjeçari bëri një postim në rrjete sociale duke treguar se ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës dhe i inkurajoi të gjithë që ta marrin vaksinën. Ndërkaq, ai shkroi:

Hej njerëz sapo zbulova që jam infektuar me COVID-19 , më besoni që ju nuk e dëshironi këtë. Vaksinohuni!

Ylli nuk hyri në më shumë detaje për të rrëfyer se si po ndihet ama dha një mesazh tepër të rëndësishëm. Diagnoza e koronavirusit të Rock vjen pasi artisti ka marrë të dy dozat e vaksinës kundrejt virusit. Sipas studimeve, vaksinat me dy doza COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna ishin rreth 95% efektive në parandalimin e sëmundjeve.

Pra, edhe pse vaksinat janë shumë të mira për të na mbrojtur nga virusi, është ende e mundur të infektohemi me simptoma të lehta ose pa simptoma. Nëse përfundimisht sëmureni pavarësisht vaksinimit, problemet e simptomat thuhet se janë më të lehta.

Më shumë se 18 muaj në pandeminë e koronavirusit, një numër vendesh kanë vendosur se është koha për t’u hapur dhe për të miratuar një model “Të jetosh me COVID”. Disa kanë norma të lakmueshme të vaksinimit; të tjerët kanë vendosur që kostot e kufizimeve të vazhdueshme ekonomike dhe sociale të jenë më të mëdha se përfitimet. Në këtë link ju njohim me vendet që po jetojnë me pandeminë.