Celebrities Showbiz

Komente si këto mes Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, vështirë se mund të hasni…

Një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it, janë padyshim Kourtney Kardashian dhe Travis Barker. Mesa duket ata nuk e kanë problem që t’u tregojnë botës se sa të dashuruar janë me njëri-tjetrin dhe sa pasion ka në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, Travis postoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” dhe ajo që i bëri përshtypje ndjekësve ishte komenti i Kourtney-t.

Dua të thith gjakun tënd!

Njëri nga komentuesit i kthehet yllit të “Keeping Up With The Kardashians”:

Qetësohu se e teprove!

Dhe si të mos mjaftonte kjo, Travis i përgjiget partneres së tij duke i thënë:

E preferuara ime!

Rikujtojmë se, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë gati ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër hap. Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga momenti kur ata nisën marrëdhënien romantike, çifti ka nisur të diskutojë seriozisht për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu, dyshja kanë marrëdhënie shumë të mira me familjet e njëri-tjetrit. Vetëm pak ditë më parë, Travis i dhuroi vajzës së partneres së tij, Penelope, një dhuratë shumë të veçantë dhe domethënëse.