Celebrities Gossip Showbiz

Komenti i Ben Affleck mbi prindërimin shkakton pakënaqësi në rrjet!

Regjisori dhe aktori i njohur Ben Affleck ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez si dhe për prindërimin. Sa i përket rikthimit me aktoren, ai tha se ndihet shumë mirënjohës dhe e quajti si diçka “shumë të bukur” romancën e tyre. Por ajo që shkaktoi shumë pakënaqësi në rrjet, ishte deklarata e tij në lidhje me prindërimin. Affleck argumentoi se është e rëndësishme të kesh dy prindër për të rritur me sukses një fëmijë.

Është e rëndësishme të kesh dy prindër për rritjen dhe edukimin e një fëmije. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem një baba i mirë. Mënyrat se si babai im e bëri me mua është me të vërtetë kuptimplotë, siç është edhe pjesa kur ai mungonte. Të duhet një baba për përforcim pozitiv. E mësova nga babai im dhe e humba kur ai nuk ishte aty. Në një farë mënyre unë munda t’i shikoja të dyja palët: të rritesha me dhe pa një baba.

Komentet e Affleck ngjallin reagime pasi në botë ka shumë prindër beqarë, të ve dhe njerëz që kanë zgjedhur të jenë prindër të vetëm, të cilët po i rrisin fëmijët pa një partner. Rikujtojmë, se aktori është prind i Samuel, 9-vjeç dhe dy vajzave Violet, 16-vjeçe dhe Seraphina, 12-vjeçe të cilët i ka me aktoren e njohur Jennifer Garnerin. Ata u ndanë në vitin 2015 dhe finalizuan divorcin tre vjet më vonë, në 2018-ën.

Ndërkaq, për çiftin “Bennifer 2.0”, martesa nuk duket e largët. Në televizion flet vetë ajo, Jennifer Lopez, e cila në Hoda Kotb, show-n “The Today”, rrëfeu se:

Mund t’i them po Ben Affleck-ut, nëse ma kërkon.

Me fjalë të tjera, JLo është gati për martesën e katërt.

Jam romantike, gjithnjë kam qenë. Jam martuar disa herë, por ende besoj formulën “Jetuan të lumtur e të gëzuar”. 100%.

Affleck është shprehur se tashmë jeta e tij është më e mirë dhe sa ai gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i lumtur. E mesa duket kjo deklaratë ka ardhur pasi ai dhe partnerja e tij Lopez çdo ditë e më shumë dëshmojnë se rikthimi i tyre përsëri së bashku ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme e më të bukura.