Celebrities Gossip Showbiz

Komentuesja ofendon mikeshën e saj Einxhel, reagon Fjoralba Ponari!

“Big Brother VIP” është padyshim në qendër të çdo diskutimi dhe vëmendje të portaleve. Jo vetëm banorët, por çdokush që ka lidhje me këtë ‘reality-show’ është nën vëzhgimin kritik të ndjekësve, përfshirë këtu edhe miqtë e afërm të protagonistëve të spektaklit.

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi me Fjoralba Ponarin, e cila njihet për miqësinë e saj shumë të mirë me Einxhel Shkirën, një nga banoret padyshim më të diskutuara dhe të përfshira në debate të këtij edicioni. Teksa prezantuesja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, pa asnjë lidhje me Einxhel apo “Big Brother VIP”, një komentuese i ka shkruar në mënyrë shumë ofenduese.

Të duket vetja gocë e kompletuar se je shoqe me një ba*gë si Einxhel? 

Teksa as përgjigja e Fjoralbës nuk mungoi edhe pse me shumë kulturë si gjithmonë.

Ti ndihesh më mirë pas këtij komenti? Më i/e zgjuar, rëndësishëm, kompletuar që ekziston? Të pyes, se duhet të jetë e vështirë, të fshihesh pas një tastiere e profilesh fallco, duke i mohur vetes identitetin e forcën e fjalës çdo ditë, vetëm e vetëm për të justifikuar ekzistencën.

Një mikeshë si Fjoralba na duhet të gjithëve në jetë!

Tanimë janë kaluar më shumë se 60 ditë në shtëpinë e “Big Brother” dhe largimet nuk janë të pakta. Mbrëmjen e djeshme, Sabiani la përgjithmonë shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh.