Politikë

Rama kërkesë për anëtarësimin e Shqipërisë në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE, Lenercic: Shpresoj të bëhet realitet

Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e mekanizmit të bllokut për Mbrojtjen Civile.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, ai tha se e pranon dhe mbështet kërkesën dhe shtoi se Shqipëria jo vetëm do të ketë mundësinë të mbështetet të solidariteti i vendeve të tjera, por të tregojë edhe solidaritetin e saj.

“Është kënaqësi që jam këtu. Keni të drejtë, misioni im i parë zyrtar dhe sapo mora dertyrën si komisoner ka qenë pikërisht këtu në Shqipëri, pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës dhe zonat rrotull. Këtë herë kam ardhur në rrethana më të mira, nuk kemi të bëjmë me ndonjë urgjencë edhe pse ka patur një zjarr të madh në Sazan, dhe një gjë kanë këto dy fatkeqësi, që e kanë të përbashkët. Në të dyja rastet me kërkesë nga pala shqiptare mekanzimi i BE u organizua menjehërë, psh aeroplani nga Greqia që erdhi na Sazan për të shuar zjarrin. Dy vite e gjysmë më parë reagimi ishte më i madh se edhe nevoja ishte e madhe.

Kështu që ajo që mund të mësojmë nga këto dy fatkeqësi apo dhe të tjera, 10 raste në 5 vitet e fundit. Kur Shqipëria është përballur me situata emergjente, gjëja e rëndësishme është që në të gjitha këto raste Shqipëria ka patur mundësinë të mbështet te solidariteti i BE.

Dhe tani po arrij te pjesa kryesore, Mekanizmi BE për Mbrojtjen Civile përmban edhe shtete të tjera pjesëmarrëse, për momnetnin 6. Disa mungojnë nga kjo liste dhe një është Shqipëria. Kjo gjë duhet të ndryshonte, prandaj jam i lumtur që më keni dorëzuar kërkesën për t’u bërë pjesë. E pranoj dhe e mbështes këtë objektiv. Ideja është që Shqipëria të ketë mundësi të mbështetet te solidariteti i vendeve të tjera, por edhe të tregojë solidaritet kur vendet e tjera kanë nevojë për të”, tha komisioneri në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.