Aktualitet

Komisioni për Reformën Territoriale, Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar të PD-së!

Reformat dhe hetimi parlamentar duket se do të jenë përcaktuese në betejën për udhëheqjen e aksionit opozitar në Kuvend.

Disiplina mungon në mbledhjet që Enkelejd Alibeaj thërret në selinë e PD-së, por e kundërta ndodh në Parlament, ku demokratët shtrëngojnë radhët dhe duken më të unifikuar.

Por, kush është koka e PD-së në Kuvend?

Taulant Balla sfidoi demokratët që të rimblidhnin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, pas tërheqjes së Agron Dukës.

Por, ndërkohe kampi Alibeaj nuk humbi kohë dhe mblodhi 35 nënshkrime duke treguar se në Parlament kontrollin e grupit kuvendor e gëzon ai dhe jo Sali Berisha.

Shkresa e ridërguar në Kuvend nuk mban firmën e Ina Zhupës, por mungesa e saj nuk befasoi pas kapërcimit të saj në kampin e Berishës. Ai që surprizoi ishte Agron Duka, lëvizja e të cilit u lexua grupimi i Alibeaj si shenjë afrimi me socialistët.