Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i thotë “PO” ylberit, simbolit të LGBT+!

Lojërat Olimpike të Tokios që nisin sot për të zgjatur deri më 8 gusht kanë edhe lajme të mira, të paktën për skuadrën gjermane të hokejit mbi bar. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranoi kërkesën e kapitenes për të ekspozuar ngjyrat e ylberit, në mbështetje të komunitetit LGBT+.

“Dashuria fiton gjithnjë”, – shkruan në rrjetet sociale 24-vjeçarja Nike Lorenz, e cila nuk e kishte fshehur se dëshironte të mbante simbolin e LGBT-së në Olimpiadën e Tokios. Përpara saj ishte kapiteni i Kombëtares Gjermane të Futbollit në Euro 2020, Manuel Neuer, i cili e shprehu haptazi mbështetjen duke ngjallur debate pak javë më parë.