Bota

Kompania farmaceutike ‘Pfizer’ kërkesë për miratimin e vaksinës nga SHBA

Kompania farmaceutike amerikane ‘Pfizer’ njoftoi se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane ‘BioTech’. Pfizer tha se do të njoftojë nëse vaksina do të jetë e sigurtë deri në fund të këtij muaji, bazuar në provat klinike me 40,000 persona.

“Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar se kemi të dhëna pozitive, Pfizer-i do të aplikojë për të kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës në SHBA menjëherë pasi të arrihet niveli i sigurisë, në javën e tretë të nëntorit”, shkruan shefi Ekzekutiv i Pfizer-it Albert Bourla.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se vaksina kundër COVID-19 do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, ndryshe nga pohimet e ekpertëve të shëndetësisë. Mundësia e vonesave të mëtejshme në prodhimin e vaksinave u rrit pas pezullimit pak kohë më parë të provave klinike për dy vaksina rivale. Njoftimi i firmës Pfizer e bën praktikisht të pamundur prodhimin e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit.